Site icon Telegrafi

Ky super-sulmues nuk ka kontratë në Kosovë

Lojtari nga Klina, që nuk mund të krenohet me vjeshtën, njësoj si me pranverën, është mbuluar me oferta këto ditë.

“Nuk kam kontratë, më ka skaduar dhe nga janari jam i lirë. Ende nuk e di se a do të rri në Besë apo do të largohem”, deklaroi Milicaj për gazetaolle.

Sipas tij, oferta ka me bollëk këto ditë, por që shkaku i korrektësisë nuk dëshiron të përmend emra.

Në sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Superligë, kurse këtë vjeshtë shënoi vetëm një herë. Ai mbetet njëri prej sulmuesve më të mirë në Superligë.
 

Exit mobile version