Site icon Telegrafi

Ky shofer i Lamborghini Urus “ju mëson” se nuk mund t’i ikni një helikopteri të policisë

Shoferi i një Lamborghini Urus në Kanada ka zbuluar vetë se sado e shpejtë të jetë makina juaj, t’i shmangesh me sukses policisë është jashtëzakonisht e vështirë.

Gjithsesi, shoferi mbeti i përkushtuar ndaj “kauzës”, edhe pasi njëra prej gomave të super fuoristradës u shpërtheu, përcjell Telegrafi.

Pamjet nga Policia Rajonale e York-ut të Kanadasë zbulojnë se ndjekja filloi në një autostradë, e cila për fat të mirë duket se ka qenë relativisht e qetë në atë kohë.

Menjëherë pas kësaj, Lamborghini përfundoi në një rrugë të vogël.

Autoritetet thonë se Lamborghini u rikthye më pas në një autostradë ku goditi shpejtësinë mbi 124 mph (200 km/h).

Me një helikopter policie në ndjekje, Urus humbi gomën me rreth 85 mph (137 km/h), por pavarësisht kësaj, shoferi vazhdoi të ngiste makinën, duke nxjerrë shkëndija gjatë rrugës.

Pasi voziti për më shumë se 15 minuta, shoferi i pamatur dhe pasagjerët u futën në një parking së bashku me një fuoristradë argjendi.

Ata mund të shihen rastësisht duke zbritur nga automjetet e tyre, në dukje të pavëmendshëm që një helikopter me ”vizion nate” po vëzhgonte çdo lëvizje të tyre.

S’kaloi shumë, njësitë tokësore arritën dhe arrestuan të përfshirët. /Telegrafi/

Exit mobile version