Telegrafi

Ky shkencëtar nuk ka bërë dush për 12 vite, ja pse

Në vend të dushit, shkencëtari nga Bostoni i Shteteve të Bashkua e spërkat trupin dy herë në ditë, me një lëng që përmban baktere.

Lëngu AOBiome, që është i mbushur me baktere, i lufton bakteret e panevojshme të trupit dhe e pastron trupin.

Më pas, Dave e fërkon trupin me një sfungjer të thatë, për të hequr lëkurën e panevojshme.

“Askush nuk mund të ngre padi pse dikush nuk pastrohet”, ka thënë Dave, duke shtuar se “të gjithë duhet të pastrohen me sprej dhe të ruajnë ujin”.

New York Time raporton se Dave është bërë vullnetar i eksperimentit, për të treguar përparësitë e pastrimit me lëngun bakterial.