Site icon Telegrafi

“Ky revolucion nuk pyet”, Berisha: Lëvizja e demokratëve për rithemelim i ka prishur qetësinë jo vetëm Bashës, por edhe Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se jo vetëm kreu i PD-së Lulzim Basha, por edhe kryeministri Edi Rama ka humbur qetësinë.

Sipas Berishës kjo lëvizje e demokratëve për rithemelim i ka shqetësuar. Në një intervistë për Syri.tv, Berisha më tej shtoi se Rama e ka të qartë se kjo lëvizje është revolucion.

“Ajo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë. Nuk është vetëm pengu i tij, por është pengmarrës Rama. Kjo është një lëvizje absolutisht më e fuqishmja në historinë e këtij vendi që drejtohet e tëra kundër diktaturës së bazuar në drogën, krimin, korrupsionin.

Kundër narkoshtetit që ka kryemeduzën Edvin Kristaq Rama.

Rama e ka të qartë që është një revolucion. Dhe ky revolucion nuk pyet, të merr përpara”, ka thënë Berisha.

Exit mobile version