Telegrafi

Ky refugjat po bën Gjermaninë të qeshë (Video)

Firas studion për dramë dhe regji dhe ka hedhur disa video në YouTube, ku studion shoqërinë gjermane nga pikpamja e në refugjati.

Ai ka publikuar dhe një video me titullin “Kush janë këta gjërmanët?”. Në video, Al Shater kryen një eksperiment social për të provuar se si gjermanët e zakonshëm reagojnë ndaj refugjatëve.

Ai qëndron me sytë të lidhur në mes të Alexanderplatz, një shesh i madh publik në Berlin, pranë një shenjë në gjuhën gjermane që lexon . “Unë jam një refugjat sirian, unë kam besim tek ju, a keni ju besim tek unë? Më përqafoni!

Alshater priti një kohë të gjatë për dikë që ta përqafonte, por pasi një person i’u afrua dhe e përqafoi, shumë të tjerë e ndoqën më pas.

Përfundimisht, rreth 40 njerëz e kishin përqafuar atë brenda një ore e gjysmë, tha regjisori për WorldPost.

“Kam mësuar se gjermanët duan pak kohë, por pastaj ata nuk mund të ndalen”, Alshater thekson në fund të videos. “Kjo është arsyeja pse unë besoj se integrimi do të ketë një sukses … Përfundimisht.”

“Unë e bëra këtë video për t’u treguar njerëzve se gjermanët janë të ndryshëm dhe se gjithashtu refugjatët nuk janë të njëjtë, të gjithë janë të ndryshëm”- shtoi Alshater. “Ne na duhet kohë për ta njohur njëri –tjetrin dhe për të qenë së bashku.”

Al Shater ka marrë pothuajse 400.000 shikime në “Youtube”, si dhe ka fituar mbështetjen e njerëzve të cilët ishin kundër mikpritjes së refugjatëve, transmeton mapo.

“Unë normalisht jam kundër refugjatëve, por ju më keni habitur dhe dua t’iu ndjek dhe të shoh se çfarë do të bëni radhën tjetër”,- ka thënë dikush.