Telegrafi

Ky rast i artë i humbur nga Ronaldo tregon më se miri formën e tmerrshme që po e kalon ylli portugez

Cristiano Ronaldo ka humbur një shans të artë në ndeshjen e Manchester Unitedit ndaj Southamptonit të zhvilluar sot (e shtunë) në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Saints në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Jadon Sancho (21’) për vendasit dhe Che Adams (48’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Man United ndalet në Old Trafford nga Southamptoni i Armando Brojës

Megjithatë, vendasit e Unitedit patën raste të shumta që nga fillimi i ndeshjes për të shënuar më shumë se një gol.

Njërin nga rastet më të mira në këtë takim për Djajtë e Kuq e humbi ylli portugez i skuadrës, Ronaldo.

Ronaldo pati një shans të artë në minutën e gjashtë të ndeshjes për të kaluar Unitedin në epërsi të hershme.

Por, portugezi edhe pse arriti ta kalojë portierin në një situatë ‘një kundër një”, nuk arriti ta dërgoj topin në portën e zbrazët pasi goditi lehtë dhe topi u ndal nga një mbrojtës.

Ky rast i humbur nga 37-vjeçari ka vulosur tashmë formën e dobët nëpër të cilën po kalon Ronaldo, i cili ka shkuar tashmë në gjashtë ndeshje pa gol.  /Telegrafi/