Telegrafi

Ky qeni ka aftësi më të mira me topin sesa shumë njerëz

Më shumë se 6.3 milionë shikime në Twitter mori një video e një qeni që bëri një punë të shkëlqyer me një top.

Një ekip prej tre personash luante me top në plazh dhe qeni që luante me ata tregoi aftësi të lakmueshme.

Ai i përgjigjej çdo goditjeje dhe ishte jashtëzakonisht i fokusuar në lojë gjatë gjithë kohës.

Videoja është pëlqyer nga më shumë se 130 mijë njerëz. /Telegrafi/