Qeni i quajtur Wyatt ishte shumë i trishtuar kur motra e tij e vogël ngordhi.
E kishte marrë malli për të dhe ishte fshehur në dollap dhe donte të ishte vetëm. Ndryshe, atij i pëlqen shumë të shoqërohet me qen të tjerë dhe për këtë e goditi rëndë vdekja e motrës.
Pronarët vendosën ta befasojnë. E dërguan me veturë në një strehë për të parë nëse do të shoqërohej me qenushin Lenny, të cilin donin ta sillnin në shtëpi për t’i bërë shoqëri.
Sapo pa qenushin, u gëzua pa masë. Ai tundi bishtin dhe rrotulloi rreth tij.
Sigurisht, këlyshi shkoi në shtëpi me ta. Lenny tashmë është rritur dhe është shumë i afërt me Wyatt. Ata luajnë bashkë gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/
@thedodo We’re not crying ? #dogs #dogsoftiktok #dogsvideo ♬ original sound – The Dodo