Kiro është një qen dyvjeçar, i cili thjesht pëlqen të lahet dhe nuk i mungon rituali i mëngjesit për t’u zhytur në ujin e ftohtë të liqenit.
Pasi u hodh brenda dhe notoi për një kohë të shkurtër, Kiro u kthye në shkallët ndërsa pronari tha “se qeni e ka vendosur të bëhej një notar i vërtetë”.
Videoja ka mbledhur 1.5 milion shikime dhe më shumë se 215 mijë pëlqime.
“Më fitoi duke u hedhur në ujë”, “Bravo për qenushin”, “Ai është shumë i lezetshëm” dhe “Putat e përparme i kërcyen dy minuta para putrave të pasme”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/
@__..twigs..__ His morning skinny-dip ? #strongswimmer #practicemakesperfect #playtime ♬ original sound – Wees world