Telegrafi

Ky qen humb titullin e më të vjetrit në botë pas një hetimi nga Guinness

Një qen i cilësuar si më i vjetri në botë ka humbur këtë titull nga Guinness mes hetimeve për vërtetësi.

Qeni me emrin Bobi, u raportua se i kishte 30 vjet e 268 ditë kur u shpall më i vjetri në botë në muajin shkurt të vitit 2023, transmeton Telegrafi.

Bobi që jetoi në Portugali ngordhi në tetor të viti 2023, pas një moshe të supozuar 31-vjeçare dhe 163 ditësh.

Por, tani janë ngritur dyshime nëse me të vërtetë është qeni më i vjetër ndonjëherë – pavarësisht se lindja e tij me sa duket u konfirmua nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze dhe Unioni Kombëtar i Veterinarëve.

Bobi ishte një racë e pastër Rafeiro do Alentejo, një lloj i qenve me një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet.

Skeptikët kanë pyetur pse imazhet që supozohet se e tregojnë Bobin në rininë e tij e tregonin atë me putra të bardha kur ato ishin kafe në vitet e tij të mëvonshme.

Guinness ka thënë se do ta heqë titullin derisa të përfundojë hetimi. /Telegrafi/