Telegrafi

Ky projekt mahnitës fotografik tregon se si plaken qentë (Foto)

Amanda Jones 20 vitet e saja të fundit ia ka dedikuar projektit të mahnitshëm fotografik që për synim ka të tregojë se si plaken miqtë tonë të ngushtë – qentë.

Të gjithë e kemi pasur atë ndjenjën se këlyshi jonë i dashur rikthehet në një qen të “mençur” e të vjetër brenda natës.

Disa prej qenve thuajse nuk ndryshojnë fare përgjatë viteve, ndërsa disa tjerë shumë herët fillojnë të shfaqin shenja të plakjes.

Në përgjithësi, qentë plaken më shpejt se na, e ndoshta kjo është arsyeja se përse fotografitë e mëposhtme janë paksa pikëlluese, por gjithsesi të lezetshme.

Pra, më poshtë i keni disa fotografi të qenve kur kanë qenë më të ri dhe si janë plakur. /Telegrafi/