Telegrafi

Ky pritet të jetë formacioni i Shkëndijës për ndeshjen historike kundër Gentit

Shkëndija sonte do të luajë kundër Gentit të Belgjikës në kuadër të rrethit të katërt të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Ndeshja fillon nga ora 20:30 në stadiumin Ghelamco Arena në Gent të Belgjikës.

Lexo po ashtu Shkëndija sfidon historinë

Dje janë zhvilluar edhe seancat e fundit të stërvitjeve në mesin e lojtarëve të Shkëndijës, gjithashtu pati edhe konferencë për shtyp ku trajneri dhe kapiteni i premtuan lojë të mirë dhe thanë se do të luajnë për fitore.

”Jam shumë i lumtur të jem para jush në këtë ditë historike për ekipin tonë. Jemi të përgatitur dhe kam shpresa se gatishmëria jonë do të tregohet me rezultate. E di se do të bëjmë një punë të mirë dhe historike”, tha Bruno Akrapovic.

Lexo po ashtu Destani premton gjysmë milioni euro për suksesin e radhës të Shkëndijës (Foto)

Kurse kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani tha se do të jetë lojë e vështirë, por jo rastësisht ata janë këtu, ndërsa premtoi fitore.

”Sigurisht se loja do të jetë shumë e rëndë. Jemi shumë të lumtur se gjendemi këtu. Deri tani kemi kaluar tre rrethe, do të luftojmë që të kalojmë edhe këtë ndeshje. Nëse luajmë si në tre ndeshjet e kaluara e di se do të kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Hasani.

Lexo po ashtu Shkëndija e gatshme për të kaluar edhe këtë sfidë (Foto/Video)

Shkëndija sonte pritet të luaj me këtë formacion:
Kostadin Zahov, Blagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Besir Demiri, Stephan Vujçic, Artim Pollozhani, Stenio Junior, Ferhan Hasani (C), Besart Ibraimi, Armend Alimi

Vlen të ceket se ekipit shqiptar i mungon Daniel Radevski, për arsye të një lëndimi.

Telegrafi është me ekipin e Shkëndijës dhe do të ju informojë në kohë lidhur me këtë lojë historike për ekipin tetovar./Telegrafi/