Site icon Telegrafi

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës përballë Kroacisë (Foto)

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë dhe më të fortën prej se është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.

Përballë djelmoshave kosovarë, do të jenë Kroacia që në kampionatin e fundit evropian kishte paraqitje të mirë.

Përafërsisht dihet formacioni që Albert Bunjku do të hedhë në fushë.

Ujkani tashmë është i sigurt në portë, ndërsa mbrojtje ka shumë pak lojtarë dhe dihet katërshja.

Përdedaj në të djathë, në qendër Pnishi dhe  Rrahmani, në të majtë Paqarada.

Lexo po ashtu Mungesa e katër lojtarëve kyçë te Kroacia: Kështu do të duket formacioni kundër Kosovës (Foto)

Mesfushorë fundor do të luajë Hekuran Kryeziu, ndërsa atij do t’i bëjë shoqëri njëri mes Herolind Shalës ose Alban Mehës.

Edhe pse ardhja e Arbër Zenelit është një përforcim i jashtëzakonshëm, ai mund të mos e startojë ndeshjen. Zeneli është në balotazh me Bernard Berishën. Valon Berisha dhe Milot Rashica duken të sigurt.

Në sulm trajneri Bunjaku ka një dilemë mes Bersant Celinës dhe Albert Bunjakut me këtë të fundit të avantazhuar. /Telegrafi/

Exit mobile version