Kosova tashmë pothuajse ka të kompletuar ekipin dhe po e pret me padurim debutimin e saj në arenën ndërkombëtare.
Lajmi i fundit që lejon të luajnë edhe pesë futbollistë ka qartësuar shumëçka sa i përket formacionit.
Në portë do të jetë kapiteni Samir Ujkani, që vetëm sot ka marr dritën e gjelbër që të luajë.
Në mbrojtje janë Fanol Përdedaja, Amir Rrahmani, Alban Pnishi dhe Leart Paqarada.
Më mesfushë vendin e sigurt duke se e ka Enis Alushi, një lojtarë që është te Kosova që shuëm vite.
Më të mund të rreshtohet Hekuran Kryeziu ose Valmir Suljemani.
Të avancuar në mesfushë pritet të jenë Milot Rashica, Bersant Celina dhe Bernard Berisha. Në kombinim janë futur edhe Alban Meha dhe Herolind Shala.
Sulmi pritet t’i besohet veteranit Albert Bunjaku, por duke mos harruar edhe potencialin e Vedat Muriqit.
Formacioni pritet të jetë 4-5-1 dhe mund të shndërrohet në 4-4-2. /Telegrafi/
Portier: Samir Ujkani
Mbrojtje: Fanol Përdedaj, Amir Rrahmani, Alban Pnishi, Leart Paqarada.
Mesfusha: Milot Rashica, Enis Alushi, Hekurn Kryeziu, Bersant Celina, Bernard Berisha.
Sulmues: Albert Bunjaku.