Telegrafi

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi – mbrojtja e njëjtë, mesfusha ndryshon

Kosova do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e dytë të grupeve për eliminatoret e Euro 2020.

Të besuarit e Bernard Challandes do të zbresin jenë në fushë nesër (e premte) nga ora 20:45.

Trajneri zviceran ka disa mungesa të rëndësishme, sidomos në mesfushë, ku Valon Berisha, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu nuk do të jenë të pranishëm.

Kryeziu mungesë e madhe e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ka pasur pikëpyetje edhe për Amir Rrahmanin, por stërvitja për këtë të fundit ka shkuar mirë dhe do të jetë i gatshëm.

Lexo po ashtu Konferenca për shtyp e Challandes para ndeshjes ndaj Malit të Zi - trajneri flet për prurjet e reja, kapitenin, Hadergjonajn, Zhegrovën e Muriqin

Në portë do të jetë Aro Muric, i cili mbetet i preferuari i trajnerit zviceran.

Aro Muric (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në mbrojtje nuk do të ketë ndryshime. Në të djathtë është Mërgim Vojvoda, ndërsa në qendër dyshja Amir Rrahmani – Fidan Aliti. Në të majtë do të jetë i vendosur Benjamin Kololli.

Benjamin kololli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mesfusha do të jetë me Besar Halimin dhe Idriz Vocën.

Sulmi nuk ndryshon dhe mbetet pika më e fortë e jona. Në të djathtë Milot Rashica, pas sulmuesit Bersant Celina, më të djathtë Arbër Zeneli.

Celina në aksion (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në krye të skuadrës do të jetë Vedat Muriqi.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edhe pse është pritur që Florent Hadergjonaj të startojë, kjo me gjasë nuk do të ndodh. /Telegrafi/


Kosova 4-2-3-1: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Halimi, Voca; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi.