Kosova do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e dytë të grupeve për eliminatoret e Euro 2020.
Të besuarit e Bernard Challandes do të zbresin jenë në fushë nesër (e premte) nga ora 20:45.
Trajneri zviceran ka disa mungesa të rëndësishme, sidomos në mesfushë, ku Valon Berisha, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu nuk do të jenë të pranishëm.
Ka pasur pikëpyetje edhe për Amir Rrahmanin, por stërvitja për këtë të fundit ka shkuar mirë dhe do të jetë i gatshëm.
Në portë do të jetë Aro Muric, i cili mbetet i preferuari i trajnerit zviceran.
Në mbrojtje nuk do të ketë ndryshime. Në të djathtë është Mërgim Vojvoda, ndërsa në qendër dyshja Amir Rrahmani – Fidan Aliti. Në të majtë do të jetë i vendosur Benjamin Kololli.
Mesfusha do të jetë me Besar Halimin dhe Idriz Vocën.
Sulmi nuk ndryshon dhe mbetet pika më e fortë e jona. Në të djathtë Milot Rashica, pas sulmuesit Bersant Celina, më të djathtë Arbër Zeneli.
Në krye të skuadrës do të jetë Vedat Muriqi.
Edhe pse është pritur që Florent Hadergjonaj të startojë, kjo me gjasë nuk do të ndodh. /Telegrafi/
Kosova 4-2-3-1: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Halimi, Voca; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi.