Telegrafi

Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës në sezonin e ri, mungon Neymar! (Foto)

Ardhja e mesfushorit Andre Gomes ka ndryshuar renditjen e formacionit të Barcelonës.

Gjiganti spanjoll pritet të ketë tjetër vendosje në sezonin e ri të La Ligas, për dallim nga ai i përhershmi 4-3-3.

Sipas një formacioni të publikuar nga portali i madh sportiv, Goal.com, Barcelona sezonin e ri pritet të rreshtohet me formacionin 4-3-1-2.

Lexo po ashtu Xavi: Askush nuk do e arrijë nivelin e Messit

Është mesfushori portugez, Andre Gomes, i cili u transferua për 50 milionë euro nga Valencia, që zë vend në formacionin titullar, në pozitën prapa sulmuesve.

Teksa, befasia është mos përfshirja e sulmuesit brazilian, Neymar, në formacionin titullar.

A po mendohet ndonjë largim i Neymarit nga Barcelona apo diçka tjetër, mbetet të mësohet në ditët e ardhshme. /Telegrafi/