Ardhja e mesfushorit Andre Gomes ka ndryshuar renditjen e formacionit të Barcelonës.
Gjiganti spanjoll pritet të ketë tjetër vendosje në sezonin e ri të La Ligas, për dallim nga ai i përhershmi 4-3-3.
Sipas një formacioni të publikuar nga portali i madh sportiv, Goal.com, Barcelona sezonin e ri pritet të rreshtohet me formacionin 4-3-1-2.
Është mesfushori portugez, Andre Gomes, i cili u transferua për 50 milionë euro nga Valencia, që zë vend në formacionin titullar, në pozitën prapa sulmuesve.
Teksa, befasia është mos përfshirja e sulmuesit brazilian, Neymar, në formacionin titullar.
A po mendohet ndonjë largim i Neymarit nga Barcelona apo diçka tjetër, mbetet të mësohet në ditët e ardhshme. /Telegrafi/