Ylli amerikan, Jennifer Aniston, tashmë e di se si të përdorë në mënyrë efektive Instagramin e saj.
Pas debutimit në mediat sociale javën e kaluar, aktorja, 50 vjeçe, provoi të hënën trendin “Instagram kundrejt realitetit”, duke ndarë dy fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të saj më të fundit.
“Unë jam vetëm një vajzë.. duke qëndruar me flokë dhe grim. Një stiliste. Fotografe. Një ekuipazh ndriçimi, makine e erës dhe një kompjuter…. duke ju kërkuar të mendoni se u zgjova si kjo”, ka shkruar krahas këtyre imazheve ylli i “Friends”.
Në foton e parë, Aniston shihet me shpatulla të lëshuara dhe duke bërë një fytyrë qesharake – duke treguar se është e lodhur, e zhgënjyer, e hutuar, ose një kombinim i këtyrë gjërave – pasi që u shfaq duke rregulluar flokët e saj.
Nga ana tjetër, në fotografinë e dytë ajo shfaqet në një imazh profesional të realizuar për Variety, me një dukje mjaft glamuroze.
Edhe pse ajo ishte më e vonshme në këtë rrjet social, përdoruesit e Instagramit mendojnë se ajo është një eksperte e tij. “Nuk kam parë një hyrje kaq të përgatitur në Instagram. Çfarë hyrje, rikthim në kohë dhe tani një realitet kundrejt Instagramit”, është komenti i Lauren Zima në këtë postim, ndërkohë që një tjetër ka shkruar, “duke jetuar për postimet e saj”.
Javën e kaluar, aktorja bëri debutimin në Instagram me një fotografi të kastës së aktorëve të Friends me Lisa Kudrow, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry – që shënon edhe herën e parë kur u fotografuan së bashku në vitin 2004. /Telegrafi/