Për një arsye ose një tjetër, ndonjëherë makinat braktisen për periudha të gjata kohore.
Ky është rasti me Pontiac Firebird Trans Am të vitit 1982, i është larë për herë të parë në 27 vjet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për veturën që kishte qëndruar e paprekur në një garazh që nga viti 1995.
Dhe sigurisht, për pastrimin e saj është dashur të “intervenojnë” ekspertë të pastrimit – të cilët kryen “këtë restaurim”, dhe si zakonisht, ata bënë një punë të shkëlqyer.
Hapi i parë ishte larja me ujë me presion për të larguar pluhurin, papastërtinë dhe rrjetën e merimangave nga pjesa e jashtme e Pontiac – për të vazhduar me hapa të tjerë. /Telegrafi/