Site icon Telegrafi

Ky petk pesëmijë vjeçar, është veshja më e vjetër në botë

Në fillim nuk është menduar të ketë ndonjë veçanti, por matjet me radiokarbon, kanë treguar se është punuar dhe bartur në një kohë shumë të lashtë, transmeton Telegrafi.

Petku me jakë në formë të shkronjës V që ka mëngë të gjata, është më i vjetri i regjistruar ndonjëherë, që besohet të jetë 5100 deri në 5500 vjet i vjetër.

Hulumtuesit në Universitetin e Oxfordit, kanë thënë se petku i ashtuquajtur ‘Tarkhan’ ka qenë veshje e përditshme, e jo për ceremoni të ndryshme.

Nuk bëhet e ditur nëse i përkiste popullatës së zakonshme, apo elitës së shoqërisë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version