Ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet në skuadrën italiane të Milanit.
E gjithë kjo pasi bashkëshortja e sulmuesit suedez është e dashuruar pas qytetit të modës, Milano.
E përditshmja sportive, Corriere dello Sport shkruan se 34-vjeçari tashmë është duke e shqyrtuar idenë e një kthim te Rosonerrët, por kjo varet edhe nëse kuqezinjtë kualifikohen në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.
“Familja ime do të vendosë”, tha 34-vjeçari për të ardhmen e tij.
Ibrahimovic është kualifikuar me kampionin francez në 1/8 të finales së garës më prestigjioze evropiane për klube. /Telegrafi/