Telegrafi

Ky person pretendon të jetë kryeprokuror i Maqedonisë (Video)

Përderisa deputetët i ballafaqojnë argumentet ‘Për’ apo ‘Kundër’ zgjidhjes së Marko Zvërlevskit, juristë, ekspertë, prokurorë, profesorë dhe njerëz nga profesione të ndryshme i përgatitin dokumentet për kandidim për prokuror publik të RM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makfaks ka arritur deri te emri i parë i kandidatit. Ish-prokurori publik dhe gjykatës, kurse tani avokati Aleksandar Nakov do të hyjë në garë për zgjidhje të prokurorit republikan.

Në intervistë ai thotë se do të konkurrojë për kryeprokuror publik. /Telegrafi/