Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni ka përditësuar informacionet rreth personave të kërkuar për çështje të ndryshme.
Filip Sekullovski është i kërkuari i radhës për të cilin është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar.
Ai dyshohet për vrasjen e futbollistit, 28 vjeçarit Martin Jushev. Anash fotografisë janë publikuar edhe informacione tjera bazike për personin e njejtë.
Ai është i lindur më 30 dhjetor të vitit 1992 në Shkup.
Vrasja është kryer më 3 nëntor dhe që atëherë nuk është gjetur dorasi. /Telegrafi/