Ai është dënuar sot nga një gjykatë në Zelandën e Re me gjashtë vite burg për dhunën e ushtruar gjatë seksit. Një gjyqtar tha se ajo që bënte ai, është torturë.
Nga viti 1988 deri në vitin 2011, ai ka abuzuar në mënyrë brutale me të paktën katër gra. E thënë më qartë, gjatë seksit ai ua hiqte dhëmbët atyre, me një pincë, pa anestezi dhe pa asnjë njohuri mjekësore.
Njërës grua i hoqi gjashtë dhëmbë. Disa prej viktimave qanë në sallën e gjyqit.