Një eksplorues do të jetë astronauti i parë britanik që udhëton në hapësirë dhe pastaj shkon në fund të oqeanit më të thellë të planetit.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Richard Garriott, i cili do të bëhet vetëm personi i 14-të i gjallë që shkon në thellësitë e “Hendekut Mariana” në Oqeanin Paqësor.
Ndryshe, një total prej 5,000 njerëz janë ngjitur në malin Everest për të arritur majën e botës – por shumë më pak kanë shkuar “në fund të botës”.
Dhe për Richard kjo do të jetë diçka shumë më mbresëlënëse pasi ai fluturoi në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në vitin 2008.
Kur ai të zbresë në Hendekun Mariana ai do të marrë me vete diçka shumë të veçantë – fotografi të vizatuara nga fëmijët e lexuesve të Daily Mirror.
E gjitha është pjesë e ëndrrës së Richard për të frymëzuar të rinjtë të mendojnë se si të mbrohet më mirë planeti.
Ai tha: “Më vonë këtë muaj unë jam duke shkuar në pjesën më të thellë të planetit dhe jam shumë i ngazëllyer për këtë”.
Richard, 59 vjeç, i cili ka lindur në Kembrixh ka qenë gjithashtu në të dy Polet e Veriut dhe të Jugut.
Çfarë bie në sy është fakti se në udhëtimin e tij ai do të veshë saktësisht të njëjtën kostum që kishte veshur në hapësirë.
Udhëtimi i tij do të zgjasë 12 orë në një zhytës të ndërtuar posaçërisht për këtë rast – katër orë për të zbritur, katër orë për kërkime dhe katër orë për t’u ngjitur përsëri në “anijen mëmë”. /Telegrafi/