Site icon Telegrafi

Ky ndryshim i vogël i dietës mund të shmangë humbjen e kujtesës në lidhje me moshën ndërsa ju dobësoheni

Agjërimi me ndërprerje është një nga planet më të njohura të ngrënies për ata që shpresojnë të heqin disa kile.

Sipas një studimi të ri, dobësimi nuk është përfitimi i vetëm – dieta mund të ndihmojë trurin tonë të plaket më shëndetshëm, gjithashtu.

Studiuesit nga King’s College në Londër ndanë lajmet emocionuese në një artikull për Molecular Psychiatry. Studimet e mëparshme zbuluan se dietat më tradicionale të kufizuara në kalori mund të ndihmojnë në rritjen e shëndetit të trurit , kështu që ata donin të mësonin nëse agjërimi me ndërprerje si dietë mund të bëj një punë edhe më të mirë.

Pasi vëzhguan dy grupe minjsh (njëri ushqehej me vakte të kufizuara në kalori dhe një që ndiqte agjërimin e ditës tjetër), ata zbuluan se agjërimi me ndërprerje ishte më efektiv në promovimin e diçkaje që quhet gjeni Klotho. Ky është i njohur gjithashtu si “gjen i jetëgjatësisë” dhe luan një rol të rëndësishëm në neurogjenezën e të rriturve, ose prodhimin e neuroneve që rrisin kujtesën në trurin tonë ndërsa plakemi.

Autori i studimit Dr. Sandrine Thuret tha në një njoftim për shtyp, “Tani kemi një kuptim dukshëm më të madh për arsyet pse agjërimi me ndërprerje është një mjet efektiv për rritjen e neurogjenezës së të rriturve.

Rezultatet tona tregojnë se Klotho jo vetëm që kërkohet, por luan një rol qendror në neurogjenezën e të rriturve dhe sugjeron që agjërimi me ndërprerje është një mjet efektiv për të përmirësuar mbajtjen afatgjatë të kujtesës te njerëzit”. /Telegrafi/

Exit mobile version