Site icon Telegrafi

Ky mund të jetë trajneri i ri i Kosovës pas pranimit (Foto)

Pati një karrierë të shkëlqyeshme si futbollist. Por ka vite që po shkëlqen edhe si trajner.

Besnik Hasi dikur lojtar i Vëllaznimit të Gjakovës, tani që drejton Anderlechtin, mund të jetë në të ardhmen trajner i Përfaqësueses së Kosovës.

Hasi pati shprehur haptas dëshirën e tij që një ditë të udhëhiqte Kombëtaren e Shqipërisë, porse ajo ëndërr vështirë se mund t’i bëhet realitet për shkak të suksesit që është duke treguar trajneri Italian De Biasi.

Pasi që Kosova të pranohet nga UEFA, pritet që Besnik Hasi të jetë emri i parë që do të pasonte Albert Bunjakun në postin e selektorit të Përfaqësues së Kosovës.

FFK ka thënë gjithmonë se Bunjakut do t’i besohen një palë eliminatore.

Exit mobile version