Arsenali pa asnjë dyshim se me transferimin e Granit Xhakës ende pa hyrë mirë në afatin kalimtar të transferimeve ka vënë bazën për një kompletim të skuadrës që do të ishte i frikshëm për të gjithë.
Me përforcimin e Unitedit, Cityt dhe Chelseat, u tha se Arsenali do të qëndrojë më mbrapa.
Megjithatë, Wenger dhe Arsenali dëshmuan që me transferimin e Xhakës prej 43 mlionë euro vetëm sa është vënë baza për një super skuadrë, shkruan Telegrafi.
Sipas spekulimeve aktuale që ekzistojnë, nëse ato realizohen dhe lojtarët që flitet se po i kërkon Arsenali vijnë, atëherë Topçinjtë janë ekip për t’ia pasur frikën.
Çfarë mendoni për formacionin e Arsenalit më poshtë, ku natyrisht se bën pjesë Xhaka? A do të mund të fitonte klubi londinez titullin me këtë përbërje?