Telegrafi

Ky mund të jetë qeni më i vjetër në botë (Video)

Mirëpo, pronari tij, nuk e ka asnjë dokument për të vërtetuar këtë.

Brian McLaren i ka humbur të gjitha dokumentet, me të cilat e kishte blerë qenin Maggie.

Qeni që me vite të njeriut do t’i kishte 200 vjet, e kalon kohën duke fjetur, e ndonjëherë e bën nga një xhiro, rreth fermës ku jeton.

“Unë besoj se mund t’i këtë këto vjet. Është e mundur” ka thënë veterineri Dr Jack Ayerbe, duke mos thënë saktë, nëse vërtetë i ka këto vite.

Ndryshe, qeni që ka jetuar më së shumti ndonjëherë, ka qenë po nga Australia.

Qeni i quajtur Bluey, ka vdekur në vitin 1939 në moshën 29-vjeçare. /Telegrafi/