Telegrafi

Ky mund të jetë klubi i ri i Etrit Berisha

Etrit Berisha pritet të largohet nga Lazio gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Portieri i Kombëtares shqiptare nuk është titullar tek skuadra nga kryeqyteti italian dhe ka bërë me dije se do të largohet.

Kështu së fundmi ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit Frederiko Pastorelo i cili ka treguar edhe skuadrën që është më afër Berishës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Fjala është për ekipin e Palermos që ka shprehur interesim për prishtinasin.

“Berisha dëshiron të luaj dhe shpresojmë që të largohet sa më shpejtë nga Lazio”.

“Palermo është më afër për t’i siguruar shërbimet e tij”, deklaroi agjenti i portierit shqiptar. /Telegrafi/