Telegrafi

Ky mund të jetë aterrimi më i rrezikshëm që keni parë (Video)

Ata kanë arritur me sukses të aterrojnë në aeroportin e Amsterdamit “Shifol”, i cili ishte goditur nga një stuhi e fortë që besohet të jetë më e ashpra në 100 vitet e fundit, shkruan “Elsevier”.

Erërat e forta që frynin me shpejtësi prej 120 kilometra në orë, kanë detyruar zyrtarët e aeroportit të anulojnë një numër të madh të fluturimeve, por disa ishin këmbëngulës që të aterrojnë edhe në ato kushte, transmeton lajmi.net.

Nëse merret parasysh se vetëm shikimi i aterrimit të aeroplanit “Boeing 777-300 ER” të kompanisë KLM ishte mjaft i tmerrshëm, atëherë mund të paramendoni se si janë ndjerë pilotët dhe ekuipazhi brenda aeroplanit.