Zv. kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ka prezantuar planin 18 të reformave.
Ai tha se ky muaj është mjaft i rëndësishëm pasi që do ta përcaktojë të ardhmen e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, qëllimet nuk janë vetëm për të mbyllur çështjen e emrit, por të ketë edhe ndryshime thelbësore në vend, dhe se ky është një obligim i marr nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike në vend.
Osmani theksoi se në planin 18, që është vetëm në formë të përpilimit, do të përfshihen të gjitha udhëzimet e raportit evropian./Telegrafi/