Site icon Telegrafi

Ky model pantallonash, është blerja më e zgjuar që mund të bëni këto kohë!

Gjithashtu ju bën të dukeni të veshura shtrenjtë

Është një detaj fare i vogël që ndan finesën nga vulgariteti dhe kjo s’ka lidhje me sa shumë shpenzon. Është e gjitha çështje shijes!

Me siguri, prej disa muajsh keni vënë re këtë model pantallonash dhe ndryshimin që bëjnë në pamje sado thjesht të kombinohen.

Pantallonat e gjëra që ngushtohet lart në bel, janë padyshim blerja më e zgjuar që mund të bëni këto kohë! Ka diçka në prerjen e tyre që na bën të dukemi të veshura shtrenjtë dhe shumë elegante në të njëjtën kohë.

Siç mund ta shihni, s’janë fare të mundimshme për t’u kombinuar. Mjafton një bluzë/këmishë e bardhë, një rrip i zi, sandalet e preferuara dhe jeni gati.

Mund të dukeni si Kendall Jenner…

Ose si Rosie Huntington-Whiteley!

Një palë pantallona të tillë i shihje shpesh gjatë viteve ’90-të, por pas xhiros së gjatë të modës, u rikthyen sërish dhe janë në momentin e tyre më të mirë!

Exit mobile version