Po ju sjellim dy trendë të cilët i rrinë mirë çdo femre
Pasi që kemi rikuperuar flokët nga deti dhe dielli, është koha për të menduar për dukje të re për vjeshtën.
Një ngjyrë e flokëve tashmë na nxit të shkojmë me vrap te floktari më i afërt, në mënyrë që flokëve tona t’u japim rregullimin më se të nevojshëm vjeshtor: ‘ngjyrën e mjaltit’ , transmeton Telegrafi.
Kjo ngjyrë ka një bazë të kafenjtë e cila është nxjerrë në pah ose është shkëlqyer me teknikën balayage.
“Ky model flokësh ka një dimension pa ndonjë përkushtim të tepruar apo angazhim të tepërt’, ka thënë koloristi Rex Jamieson i Maxine Salon në Chicago.
Ajo shton se nëse flokët tuaj nuk janë ngjyrosur kurrë, mund ta arrini këtë pamje pa përdorur zbardhues.
“Funksionon në flokë natyralë që dëshironi t’i mbani të shëndetshëm, por t’i ndriçoni me folie ose balayage. Kjo do të thotë që s’do të ketë bojë të vjetër, larje apo shkëlqim i çfarëdo lloji, ose ju dhe ngjyruesi juaj do të zhgënjeheni.”
Kemi zbuluar se cila ngjyrë do të jetë e duhura këtë vjeshtë dhe kur bëhet fjalë për modele flokësh, një stil me vite nuk e leshin fronin.
E dini, fjala është për modelin bob të flokëve. Bobi francez, bobi djaloshar, bobi skandi janë variacione të ndryshme dhe do të jenë seriozisht të popullarizuar këtë vjeshtë. Po ashtu duhet patjetër të theksojmë që edhe bobi klasik do të kthehet me të madhe.
Bob i mprehtë është gjithashtu një nga stilet më në modë të sezonit. Floktarja Davis shpjegon se, edhe pse ideja për bobin me linjë të vrazhdë të flokëve nuk është e re, ende duket mbresëlënës dhe është në trend. Vija ndarëse e flokëve duhet patjetër të jetë simetrike për përshtypjen e parë.
Nga ana tjetër, bobi italian është zgjedhja ideale nëse doni të harroni pajisjet e stilimit të flokëve që përdorin nxehtësinë dhe gjithçka tjetër që dëmton flokët tuaj.
Edhe pse mund të jeni të bindur se ky lloj modeli flokësh kërkon shumë angazhim dhe stilim afatgjatë të përditshëm, e keni gabim. Çështja është të mos e teproni sepse edhe edicioni i tij natyral ju bën të dukeni tërësisht elegante dhe joshëse.
Bob italian është frymëzuar nga sirenat luksoze italiane të filmave dhe ikonat e modës si Monica Bellucci, por prerja e modës ka ende një kthesë moderne. Modeli i flokëve në përgjithësi karakterizohet nga majat e plota të flokëve që arrijnë të paktën deri në qafë.
Si ju pëlqen ky trend i ri? /Telegrafi/