Site icon Telegrafi

Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Melania Trump, Sabrina Carpenter dhe Princesha e Uellsit janë ndër ata që kanë rritur volumin

Flokët e mëdhenj, me volum dhe të krehur në mënyrë perfekte, po rikthehen fuqishëm. Me rrënjë të ngritura dhe maja të kthyera, ky stil po lë në hije valët e lëshuara dhe dukjen e çrregullt “beachy” që ka dominuar për vite me radhë.

Ky model është zgjedhja e preferuar e Melania Trump për portretin e saj zyrtar si “Flotus 2.0” dhe po përhapet me shpejtësi në radhët e administratës së Donald Trump.

Karoline Leavitt, sekretarja e re për shtyp në White House, vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, hoqi dorë nga flokët e saj të drejtë dhe i dha volum pamjes së tyre. Edhe Kristi Noem e kompletoi transformimin e saj me flokë më të gjatë dhe qerpikë të gjatë e të dendur.

Por ky trend nuk është i kufizuar vetëm tek figurat konservatore apo “Fox News”. Flokët voluminozë kanë qenë gjithmonë një zgjedhje e preferuar nga ikona të stilit si Princess of Wales, e cila i ka qëndruar besnike këtij modeli që prej 2011.

Edhe Beyoncé në Super Bowl-in e kaluar e solli këtë stil në një nivel tjetër, duke i fryrë flokët në maksimum nën efektin e një makinerie ere, çka bëri që shumë parukierë të merrnin kërkesa për “Texan blowout”.

Në kopertinat e revistave të këtij muaji, Pamela Anderson shfaqet me flokë të fryrë dhe të shpupuritur në stilin e saj të dikurshëm, ndërsa në Copenhagen Fashion Week, vajzat që dikur preferonin topuzin e lëmuar tani po zgjedhin flokët me volum dhe të lirshëm.

Pra, nëse po mendonit të bënit një ndryshim këtë sezon, flokët voluminozë janë padyshim trendi i momentit!

Exit mobile version