Mercedes-AMG GT63 Pro i vitit 2025 është i shtrenjtë.
Kupeja me performancë të lartë ka një çmim fillestar prej 181,000 euro.
GT63 vjen me shumë fuqi, sistem ftohje shtesë dhe sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat, përcjell Telegrafi.
Ka një motor V-8 4.0 litërsh që prodhon 603 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 317 km/h.
Mercedes-AMG ofron veturën me bojë ekskluzive Manufaktur Green Hell Mango.
Pritet që dërgesat të fillojnë dikur më vonë këtë vit. /Telegrafi/