Rrobë sezoni përfundimisht është manteli nga materiali pvc!
Në koleksionin e vet të këtij sezoni e kanë vendosur Tom Ford dhe Calvin Klein, mirëpo për këtë shkak është bërë si pjesë e obligueshme në revytë e modës për pranverë-verë 2018.
Kombinojeni ekskluzivisht me rrobat bazike, sepse çdo gjë që të kombinoni më shumë se kjo, do të duket e tepërt.
Assesi mos e kombinoni me çizme pvc të gjatësisë mbi gjunjë, por me çizme nga lëkura klasike, transmeton Telegrafi.
Ja disa veshje me këtë mantel interesant: