Në shikim të parë, kjo veturë duket se është bërë gati të hidhet në deponi skrapi, por në fakt është vënë në shitje për 260 mijë euro, për një arsye të veçantë.
Meqenëse ky Defender është gjenerata e parë e këtij lloji, që është prodhuar 70 vite më parë, e bën shumë të kërkueshëm edhe pse është tmerrësisht i dëmtuar, transmeton Telegrafi.
Për 35 vite, kjo veturë ka qëndruar në shi dhe diell në një oborr në Shropshire të Anglisë, por tani pronari e ka nxjerrë në shitje dhe jo lirë.
Madje, njohësit e veturave po mendojnë se shuma prej 260 mijë eurove nuk është e mjaftueshme, sepse ky Land Rover i destinuar për rrugë malore është i papërsëritshëm.
Deri më tani kanë arritur shumë kërkesa nga klientët, të cilët do të investojnë qindra mijëra para, për ta kthyer në lavdinë që kishte dikur. /Telegrafi/