Telegrafi

Ky lajm do t’i interesoj të gjithë meshkujve!

Në të kundërtën, studimi i lartpërmendur ka gjetur se meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me 20 meshkuj, dy herë më tepër rrezikohen të sëmuren nga kanceri i prostatës, kundrejt atyre që kanë fjetur vetëm me një burrë, transmeton Telegrafi.

Tek homoseksualët, avantazhi i rritjes së numrit të partnerëve dhe të marrëdhënieve seksuale, humb për shkak të rritjes së rrezikut të transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe dëmit që marrëdhëniet e tilla seksuale lënë në trupat e tyre.

Megjithatë, studimi ka zbuluar se meshkujt të cilët kanë vetëm një partner mashkull, nuk i ekspozohen rritjes së rrezikut.

Nëse shkencëtarët, të cilët kanë kryer studimin thonë se shërbimet shëndetësore duhet t’i këshillojnë meshkujt që të flenë me shumë femra, doktoresha Marie Elise Parent thotë "Ne nuk kemi ardhur deri në atë pikë".

Studimi ishte i gjerë dhe në të morën pjesë më tepër se 3200 meshkuj gjatë një periudhe prej katër vitesh, përkatësisht nga viti 2005 deri më 2009.

Meshkujt të cilët thanë se kurrë nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale, dy herë më tepër i janë ekspozuar diagnozës së kancerit të prostatës sesa meshkujt e tjerë.

Studimet e mëparshme kanë gjetur se marrëdhënia seksuale mund të ketë një efekt pozitiv kundër kancerit të prostatës, sepse ajo redukton përqendrimin e substancave kancerogjene në lëngjet kristalore të prostatës. /Telegrafi/