Site icon Telegrafi

Ky LaFerrari u dërgua te blerësi i lyer në mënyrën më të keqe të mundshme (Video)

Blerësi që shpenzoi një shuma të madhe të parave, priti që t’i arrijë një veturë e shkëlqyer dhe e shndritshme, por u dëshpërua keq.

Nuk bëhet i ditur kush është pronari i këtij LaFerrari, që ka shumë shenja, gërvishtje dhe kualiteti i ngjyrës lë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihet super-makina duke qëndruar në diell. Nga larg duket se gjithçka është në rregull, por nga afër dallohet lyerja e dobët e pjesës së jashtme.

Madje, amatorët dhe njohësit më të dobët, do ta vërenin se lyerja është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kompania prodhuese nuk ka dhënë ndonjë përgjigje se si ka mundësi që kjo veturë që nuk e ka kaluar asnjë kilometër, të ketë gjithë këto gërvishtje. /Telegrafi/

Exit mobile version