Site icon Telegrafi

Ky kreacion me shumë pala është një hit absolut i vjeshtës

Kombinohet shumë lehtë dhe i rri mirë çdo femre

Vetëm një pjesë e tillë është një fund me prerje A deri te gjuri, transmeton Telegrafi.

Thekson format trupore dhe në të njëjtën kohë fsheh peshën e tepërt në vendet problematike. Përshtatet në mënyrë të përkryer me pulovra ose fanella me fyt.

Për sa u përket këpucëve, mund t’i vishni me çizme të sheshta, por edhe me taka.

Duket perfekt edhe në kombinim me atlete. Në rrugë tashmë mund të shihen zonja me veshje, në të cilat një fund i është kryesori.

Ne ju sjellim disa sugjerime sesi mund ta vishni këtë pjesë këtë sezon.

/Telegrafi/

Exit mobile version