Tashmë koleksionet për dimër na janë kthyer në ngjyra të bujshme të stolive të çmuara dhe toneve neutrale, që gjithmonë e bëjnë bazën e gardërobës sonë ditëve të ftohta
Ngjyra smeraldi është gjithandej rreth nesh, mu sikur edhe nuancat e ngjyrave të errëta të së kuqes dhe të së kaltrës – nga pjesët e rrobave më të mira deri te koleksionet e shtëpive prestigjioze të modës.
Për të futur një frymë freskie dhe romantike në dimrin e zymtë dhe mistik, brendet në koleksionet e tyre na kthejnë në nuancat e këndshme të së trëndafiltës.
Në këto koleksione, nuancat e ngjyrës së trëndafiltë janë bashkuar me trikot e ngrohta, palltot e buta dhe me klasiket e dimrit dhe ka krijuar tregimin e modës sa romantik, aq edhe modern, transmeton Telegrafi.
Në linjat e thjeshta, modelet dhe mostrat klasike me kutia, në fustanet femërore dhe veshjet e strukturuara, ngjyra e trëndafiltë është nxjerrë në pah si nuancë e butë, por e fuqishme e cila i ka munguar paletës dimërore si dozë freskie.
Si duken pjesët e veshjeve më të mira dimërore në ngjyrë të trëndafiltë, të cilat do t’ju bëjnë për vete sa po t’i shikoni?
Ndiqni mini-koleksionin që sjell ide të shkëlqyeshme për kombinime efektive monokromatike të cilat mund t’i vishni nga mëngjesi deri në mbrëmje.
/Telegrafi/