La Liga spanjolle është kampionati që ka më së shumti futbollistë të dominuar në listën prej 30-të futbollistëve për fitimin e ‘Topit të Artë’.
Kampionati spanjoll është liga me më së shumti futbollistë pjesëmarrës për fitimin e ‘Topit të Artë’, ku ka gjithsej 13-të të nominuar.
Real Madridi përfaqësohet me gjashtë futbollistë, Barcelona me katër, ndërsa Atletico me tre futbollistë.
Pas La Ligas, vjen kampionati anglez, Liga Premier, ku ka gjithsej tetë futbollistë të dominuar, me Manchester Cityn, Leicester Cityn dhe Manchester Unitedin që përfaqësohen me nga dy futbollistë, ndërsa Tottenham dhe West Ham me nga një.
Kampionati i tretë është Bundesliga gjermane, me Bayern Munich që përfaqësohet me tre futbollistë, ndërsa Borussia Dortmund me një, duke lënë pas vete Serien A italiane, me tre futbollistë të Juventusit dhe kampionatin portugez, që përfaqësohet me një futbollistë. /Telegrafi/
Lista e ‘Topit të Artë’ 2016 nga ligat:
La Liga – 13 futbollistë të nominuar
Liga Premier – 8 futbollistë të nominuar
Bundesliga – 5 futbollistë të nominuar
Serie A – 3 futbollistë të nominuar
Liga Primeira – 1 futbollistë të nominuar