Telegrafi

Ky “jashtëtokësor” i ka lënë pa fjalë edhe shkencëtarët (Video)

Për dritën portokalli që lëvizte në qiell, ende nuk kanë dhënë shpjegim as shkencëtarët.

Kjo dritë që duket sikur të ketë një bisht, është menduar të jetë meteorit, por ekspertët kanë mohuar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Astronomi Geoff Carr, i cili punon mbi 20 vjet në studimin e hapësirë, nuk ka dhënë shpjegim të qartë lidhur me rastin.

“Nuk është ndonjë gjë që vjen nga hapësira dhe ka lidhje me alienët, por nuk ka asgjë që e lidh me tokën”, ka thënë Carr. “E tëra që mund të them, është se kemi të bëjmë me një objekt të paidentifikuar, që nuk është nga toka dhe me pak gjasa të jetë nga kozmosi”. /Telegrafi/