Një ishull i largët skocez pa banorë po kërkon një roje – me strehim të siguruar dhe një pagë prej 31,000 dollarë në vit.
Wildlife Trust po kërkon një rojtar në ishullin Handa, shtëpia e një prej kolonive më të rëndësishme të mbarështimit të shpendëve të detit në Evropë.
I vendosur në bregun perëndimor të Sutherland, ishulli ka pamje dramatike të shkëmbinjve dhe është i arritshëm nëpërmjet një trageti.
Akomodimi do të sigurohet – dhe roli është gjithashtu i disponueshëm për çiftet që synojnë të ndajnë pozitën dhe të jetojnë së bashku, përcjell Telegrafi.
Organizimi do të përfshijë udhëtime javore në fshatin e largët të Scourie, si dhe udhëtime për blerje.
Aplikanti i suksesshëm do të jetë përgjegjës për organizimin e programeve të punës dhe një ekipi vullnetarësh. Ndërsa ata do të jenë përgjegjës për t’u kujdesur për jetën e egër të ishullit dhe 8000 vizitorët e saj vjetor.
Bëhet e ditur se ishulli nuk ka banorë të përhershëm, kështu që mundësia do t’i përshtatej dikujt që është i kënaqur të jetojë larg një qyteti dhe zhurme.
Asnjë kualifikim i veçantë nuk është kërkuar për këtë rol, por një njohuri e mirë e historisë natyrore detare dhe tokësore është e dobishme.
Një leje drejtimi aktuale dhe aksesi në një automjet janë gjithashtu të nevojshme.
Pozicioni është me një kontratë fikse gjashtëmujore duke filluar nga marsi, dhe vjen me një pagë prej 31,000 dollarë. /Telegrafi/