Site icon Telegrafi

Ky ishte mesazhi që dha Navalny disa vite më parë para se të vdiste

Në dokumentarin për jetën e tij (dokumentar që fitoi Oskarin në vitin 2022) kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny kishte ndarë mesazhin e tij për popullin rus në rast se do të vritej.

“Nuk duhet të dorëzoheni. Nëse ata vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë”, pati thënë asokohe Navalny, transmeton Telegrafi.

Shërbimi i burgjeve ruse raportoi sot se kritiku dhe kundërshtari i presidentit rus Vladimir Putin vdiq në burgun e sigurisë së lartë.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari A. A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, ku ka humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratën e tyre.

“Menjëherë kanë arritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”.

Lexo po ashtu Vdes në burg kritiku i Putinit, Navalny

Lajmi për vdekjen e tij tronditi të gjithë botën, përfshirë edhe liderët perëndimorë me reagime të ashpra ndaj Putinit.

Ndërkohë, Moska këmbëngul se nuk ka informacion mbi shkakun e vdekjes së kritikut të Putinit.

Një zëdhënës këmbënguli se shërbimi federal i burgjeve po bën të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me vdekjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version