Site icon Telegrafi

Ky ishte amaneti i Lecit për Cimën para se të vdiste

Cima ka treguar se Leci i kishte kërkuar që mos t’i shkonte më në vizitë.

Dhe kështu kishte vepruar.

Pavarësisht dëshirës së madhe për ta takuar mikun e tij të zemrës, Cima kishte vendosur që mos ta takonte më Lecin, në mënyrë që ta respektonte dëshirën e tij të fundit.

Këto ai i ka zbuluar në një intervistë për kolona.al, ndërsa ka treguar se sa i rëndësishëm ka qenë për të Leci.

“Gjithmonë po rri e nuk po mund të besojë që nuk është në mesin tonë. Shpeshherë e kam vizituar ndërsa kur filloi sëmundja ta rëndoj më shumë, më tha se nuk ka qejf t’i shkoj në vizitë. Vuante prej sëmundjes së vet. Ka fundi rrallë e kam pa sepse ishte dëshira e tij, të cilën e kam respektuar”, ka thënë Cima.

Exit mobile version