Telegrafi

Ky ilaç “vret” aknet për vetëm pesë minuta

Portrait of woman showing her pimples on isolated white background

Hulumtim më i ri shkencor ka treguar që bimët shëruese ndonjëherë munden denjësisht të zëvendësojnë preparatet mjekësore.

Kështu shkencëtarët kanë vërtetuar që trumza (Thymus vulgaris) të cilën zakonisht e gjejmë në specialitetet mesdhetare – mund t’u ndihmojë njerëzve që kanë probleme me akne.

Ilaçi shërues në veçanti u bën mirë individëve te të cilët për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës, shfaqet reaksioni irritues në kremrat antibakteriale.

Për të vërtetuar nëse ilaçi shërues në të vërtetë mund të ndihmojë aknet, shkencëtarët kanë testuar efektin e ekstraktit të tij alkoolik në P. Aknes – bakterin i cili shkakton aknet, respektivisht nxit infeksionet e poreve të lëkurës.

Rezultatet e testimit kanë treguar që tinktura bimore e fituar nga trumza vret bakteret vetëm pas pesë minutash veprimi.

Poashtu, hulumtues në Mbretërinë e Bashkuar theksuan se fenolet në trumzë i japin kësaj barishteje fuqi si trajtues njollash kur kombinohet me uthullën e mollës.

Si të zgjedhim dhe ruajmë trumzën

Trumza e njomë ose e thatë gjendet në treg. Gjethet e trumzës së freskët duhet të jenë në një ngjyrë të gjelbër të çelët dhe pa njolla të zeza ose të verdha. Trumza e freskët duhet ruajtur në frigorifer e mbështjellë në një letër kuzhine pakëz të njomë.

Trumza e thatë duhet mbajtur në një enë qelqi të izoluar mirë. Duhet ruajtur në një vend të thatë, të errët dhe të freskët ku mund të zgjasë për deri 6 muaj. /Telegrafi/