Është padiskutim kënga e parë shqiptare që ka më shumë klikime në të gjithë historinë e muzikës shqiptare.
Në YouTube kjo këngë klikohet çdo ditë e më shumë duke bërë që suksesi i saj të mos zbehet dhe të kalojë 190 milionë klikime në këtë rrjet social.
Projekti “Të ka lali shpirt” i këngëtares vlonjate, Silva Gunbardhi ka njohur përmasa botërore duke u kënduar në shumë klube të vendeve të ndryshme të botës.
Duket se 200 milionë klikime shumë shpejt do t’i arrin me këtë rritëm.